Kallas: Rusia nuk është e interesuar për paqe
- Shefja për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas deklaroi se sulmet ruse ndaj Ukrainës gjatë natës tregojnë se Kremlini “nuk ka interes për paqen”.

Bruksel, 8 mars 2025 (MIA) – Shefja për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas deklaroi se sulmet ruse ndaj Ukrainës gjatë natës tregojnë se Kremlini “nuk ka interes për paqen”.
"Raketat ruse po bien pa pushim mbi Ukrainë, duke sjellë më shumë vdekje dhe më shumë shkatërrim. Putini edhe një herë dëshmoi se nuk ka interes për paqen", shkroi Kallas në Iks.
Ajo shtoi se duhet të forcohet mbështetja ushtarake – “përndryshe, edhe më shumë civilë ukrainas do të paguajnë çmimin më të lartë”.