• недела, 09 март 2025

Së paku 147 njerëz janë vrarë prej fillimit të trazirave mes forcave të sigurisë dhe luftëtarëve lojal të Asadit në provincën siriane Latakia

Së paku 147 njerëz janë vrarë prej fillimit të trazirave mes forcave të sigurisë dhe luftëtarëve lojal të Asadit në provincën siriane Latakia

Damask, 7 mars 2025 (MIA) - Së paku 147 njerëz janë vrarë në 24 orët e fundit në Siri në trazirat e ashpra në provincën bregdetare Latakia mes forcave qeveritare të sigurisë dhe luftëtarëve lojal të presidentit të rrëzuar Bashar al Asad, lajmëroi DPA, duke iu referuar Qendrës siriane për monitorim të gjendjeve me të drejtat e njeriut.

Rami Abdul Rahman, drejtor i organizatës joqeveritare për monitirim me seli në Britani të Madhe, për DPA-në deklaroi se mes të vdekurve janë shtatë civilë. Ai theksoi se qendra ka dokumentuar "60 ekzekutime nga të dyja palët".

Luftëtimet në provincën Latakia, vatër e alautëve - bashkësi fetare pakicë së cilës i tkaon presidenti i rrëzuar Bashar al Asad - janë më të përgjakshmet që nga rrëzimi i tij në fillim të dhjetorit, vëren DPA.

Shefi i shërbimeve zbuluese siriane, Anas Hatab, shkroi në "X" se "hetimi fillestar tregon se ish-liderët ushtarak dhe ata nga sfera e sigurisë lidhur me regjimin ekzistues qëndrojnë prapa planifikimit të këtyre krimeve". ab/

Fotо: MIА arkivi

Остани поврзан