• сабота, 08 март 2025

Të paktën 14 persona janë vrarë, ndërsa 37 janë plagosur mbrëmë në sulme ruse në Ukrainën lindore dhe Harkov

Të paktën 14 persona janë vrarë, ndërsa 37 janë plagosur mbrëmë në sulme ruse në Ukrainën lindore dhe Harkov

Kiev, 8 mars 2025 (MIA) – Në sulmet ruse me raketa mbi qytetin Dobropilia në Ukrainën lindore gjatë natës janë vrarë të paktën 11 persona, ndërsa janë plagosur 37, në mesin e të cilëve pesë fëmijë, njoftoi Ministria ukrainase e Punëve të Brendshme. 

Tre civilë janë vrarë në një sulm me fluturake pa pilot ndaj rajonit Harkov në verilindje, shtoi Ministria e Punëve të Brendshme. 

Ata theksuan se forcat ruse e kanë sulmuar Dobropilian me një numër të papërcaktuar të raketave, përfshirë edhe raketa balistike dhe fluturake pa pilot. Janë dëmtuar tetë ndërtesa tetëkatëshe dhe 30 automobila. 

“Gjatë shuarjes së zjarrit, okupatorët përsëri goditën dhe dëmtuan një automjet zjarrfikës”, shkroi Ministria në kanalin e saj Telegram.

Dobropilia, qytet me popullsi të paraluftës prej rreth 28.000 banorë, gjendet në rajonin lindor Donjeck, 22 kilometra në veri të kryeqytetit Pokrovsk, të cilin trupat ruse e sulmojnë me javë të tëra. fc/

Fotografia: EPA

 

 

Остани поврзан