• сабота, 08 март 2025

Të shtëna në një pijetore në Toronto, 12 persona të plagosur

Të shtëna në një pijetore në Toronto, 12 persona të plagosur

Toronto, 8 mars 2025 (MIA) – Dymbëdhjetë persona janë plagosur në një incident me të shtëna në një pijetore në Toronto, njoftoi policia. 

Siç është bërë e ditur, i dyshuari ende është në arrati.

Policia heton të shtënat që kanë ndodhur mbrëmë në pijetoren “Skarboro”, informon Si-Bi-Es njuz. 

Personat e plagosur janë dërguar në spital, por për momentin nuk ka informacione për gjininë dhe moshën e tyre. 

Zëdhënësi i qytetit Toronto tha se në mesin e të plagosurve ka edhe me lëndime më të lehta dhe kritike. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

 


 

Остани поврзан