• петок, 07 февруари 2025

Zaharova: Ndërprerja e përkohshme apo ngrirja e konfliktit në Ukrainë është e papranueshme për Rusinë

Zaharova: Ndërprerja e përkohshme apo ngrirja e konfliktit në Ukrainë është e papranueshme për Rusinë

Moskë, 6 shkurt 2025 (MIA) - Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të jashtme, Maria Zaharova, sot deklaroi se për Moskën është e papranueshme ndërprerja e përkohshme e zjarrit në Ukrainë.

"Ndërprerja e përkohshme e zjarrit, apo, siç thonë shumica, ngrirja e konfliktit është e papranueshme", tha Zaharova, transmetuar nga mediumet ruse.

Sipas saj, diçka të tillë Perëndimi, kolektivisht apo individualisht, do ta shfrytëzonte për prëforcim të potencialit ushtarak të regjimit në Kiev dhe për tentim për hakmarrje të armatosur ushtarake.

"Na nevojiten marrëveshje dhe mekanizma të sigurt, juridikisht obligues të cilët do të garantojnë se kriza nuk do të përsëritet", deklaroi Zaharova.

Ajo tha se baza për marrëveshjet e tilla mund të jetë ajo për të cilën ishte dakorduar në pranverën e vitit 2022 gjatë disa raundeve të negociatave ruso-ukrainse në Bjellorusi dhe Turqi.

Zaharova theksoi se gjatë negociatave që u zhvilluan në vitin 2022 ishte planifikuar garantues të marrëveshjes të jenë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kb-së, si dhe Gjermania, Izraeli, Italia, Kanadaja, Polonia dhe Turqia, duke shtuar se kjo listë vazhdimisht ndryshon.

"Si në tëa rdhmen do të krijohen marrëveshje të mundshme dhe cilët do të jenë garantuesit e tyre do të ttregojnë rezultatet nga negociatat e reja dhe procesi i ri negosiues, kur do të fillojnë dhe kur do të mbahen", tha Zaharova.

Marrëveshja e vitit 2022, që nuk ishte miratuar, parasheh, mes tjerash, Ukraina të pranojë neutralitet gjeopolitik, të mos hyjë në NATO, ta kufizojë madhësinë e forcavetë veta të armatosura dhe t'i japë Ukrainës lindore status special. ab/

foto: МIА arkivi

Остани поврзан