• петок, 07 февруари 2025

Është e mundur Hungaria të tërhiqet nga OBSH

Është e mundur Hungaria të tërhiqet nga OBSH

Budapest, 6 shkurt 2025 (MIA) - Zyra e kryeministrit hungarez Viktor Orban sot kumtoi se Hungaria mund të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Ministri i obliguar për kabinetin e kryeministrit hungarez, Gergeli Gulash, tha se beson që "nëse vendi më i fuqishëm në botë vendos ta braktis organizatën ndërkombëtare, atëherë do të ishte e arsyeshme që Qeveria hungareze të mendojë", nëse duhet ta marrë hapin e njejtë.

"Ndoshta do të arrijmë konkluzionin se nuk duhet ta bëjmë këtë, ndoshta do të marrim një vendim më ndryshe, kuptohet, por definitivisht vlen të mendohet", theksoi Gulash.

Presidenti amerikan Donald Tramp urdhëroi tërheqjen e SHBA-së nga OBSH pothuajse menjëherë pas marrjes së funksionit më 20 janar, ndërsa dje edhe Argjentina paralajmëroi tërheqjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Trampi dhe aleatët e tij akuzuan OBSH-në se përzihet në sovranitet e vendeve dhe se është nën ndikim joadekuat nga Kina dhe për shkak të "përgjigjes së saj të paaftë" ndaj Kovid-19. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан