• петок, 07 февруари 2025

Ukraina mori aeroplanë luftarak francezë "Mirazh" dhe gjuajtës holandezë "F-16"

Ukraina mori aeroplanë luftarak francezë

Kiev, 6 shkurt 2025 (MIA) - Franca sot ia dërgoi Ukrainës aeroplanët e parë luftarak "Mirazh", ndërkaq, gjithashtu, sot nga Holanda mori edhe gjuajtës luftarak "F-16", kumtuan persona zyrtarë në Kiev.

Presidenti francez, Emanuel Makron në qershor të vitit të kaluar premtoi se pilotë ukrainas do të trajnohen për t'i drejtuar aeroplanët "Mirazh 2000", që ishte hap përpara në ndihmën ushtarake për Ukrainën.

"Pilotët ukrainas të cilët disa muaj u trajnuan në Francë tani do ta mbrojnë qiellin mbi Ukrainë", shkroi ministri francez i Mbrojtjes, Sebastian Lekornu në X.

Këtë e konfirmoi edhe presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski në rrjetin e njejtë social. "Aeroplanët e parë Mirazh 2000 arritën nga Franca, me çka do t'i përforcojmë kapacitetet tona mbrojtëse", shkroi presidenti ukrainas.

Persona zyrtarë thanë se për shkaqe sigurie, nuk mund të zbulohet se sa aeroplanë "Mirazh" janë dërguar, ndërkaq të cilët menjëherë janë zëvendësuar me "Rafal" në forcat ajrore franceze.

Në raportin e komisionit parlamentar francez nga fundi i vitit 2024, ceket se gjashtë nga 26 aeroplanët Mirazh në flotën franceze do t'i dhurohen Ukrainës.

Njëkohësisht, ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov sot kumtoi se Holanda i ka dërguar Kievit aeroplanë luftarak "F-16" të prodhimit amerikan. "Këta aeroplanë luftarak, së bashku me ata Mirazh, së shpejti do të lëshohen në detyra mbrojtëse", shkroi Umerov në Fejsbuk.

"Vazhdojmë ta zgjerojmë flotën tonë F-16", theksoi Zelenski.

Aeroplanët e parë F-16 arritën në Ukrainë në vitin 2024. ab/

foto: МIА arkivi

Остани поврзан