• петок, 07 февруари 2025

Tramp në lutjen e mëngjesit : Nuk mund të jesh i lumtur pa fe, ktheni Zotin në jetët tuaja

Tramp në lutjen e mëngjesit : Nuk mund të jesh i lumtur pa fe, ktheni Zotin në jetët tuaja

Uashington, 6 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp tha sot në lutjen tradicionale të mëngjesit në Uashington se ai kishte ndryshuar qëndrimin e tij ndaj fesë pasi i mbijetoi dy atentateve për vrasje dhe u kërkoi amerikanëve që "ta rikthejnë Zotin" në jetën e tyre.

Në mbledhjen ceremoniale në Kongresin Amerikan, i cili për më shumë se 70 vjet ka mbledhur ligjvënës nga demokratët dhe republikanët për të promovuar unitetin, Tramp tha se ai "beson vërtet" se njerëzit "nuk mund të jenë të lumtur pa fe dhe besim".

Tramp iu referua atentatit të vitit të kaluar në Pensilvani, kur një plumb ia lëndoi veshin dhe gati sa nuk e vrau, duke thënë se "ndihet sikur ndryshoi diçka tek ai".

"Ndihem edhe më i fortë. Unë besoja në Zot, por ndihem shumë më i fortë për shkak të kësaj. Diçka ndodhi, tha Tramp dhe më vonë shtoi në një mëngjes lutjeje në një hotel aty pranë se "Zoti e shpëtoi".

Tramp tha në Kapitol Hill se liria fetare është "pjesë e themelit të jetës amerikane" dhe bëri thirrje për "angazhim absolut" për mbrojtjen e tij. sa/

Foto: EPA

Остани поврзан