• петок, 07 февруари 2025

Egjipti: Mbështetja e Izraelit për planin e zhvendosjes së Trampit kërcënon armëpushimin në Gaza

Egjipti: Mbështetja e Izraelit për planin e zhvendosjes së Trampit kërcënon armëpushimin në Gaza

Kajro, 6 shkurt 2025 (MIA) - Ministria egjiptiane e Punëve të Jshtme kumtoi se mbështetja e qeverisë izraelite për planin e presidentit amerikan Donald Tramp për zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës "dobëson dhe shkatërron negociatat për marrëveshjen për armëpushim dhe inkurajon vazhdimin e luftërave".

Deklarata e Egjiptit, vendi i cili është ndërmjetësues në negociatat për armëpushim, ka të bëjë me "deklaratat e sotme të anëtarëve të qeverisë izraelite", por nuk përmendi emrat e tyre.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Izrael Kac sot kërkoi nga armata të zhvillojë plan që palestinezët të largohen nga Gaza, ndërsa kryeministri Benjamin Netanjahu një ditë më parë propozimin e Trampit e quajti "të jashtëzakonshëm".

Megjithatë, për Egjiptin, plani "paraqet shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe minon të drejtat më themelore të popullit palestinez".

Tramp shkaktoi një zhurmë ndërkombëtare pasi të martën, në prani të Netanjahut në Uashington, th se ai planifikoi një marrje afatgjate amerikane të Rripit të Gazës.

KB dhe ekspertë juridik thanë se plani i Trampit shkel të drejtën ndërkombëtare. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан