• петок, 02 јануари 2026

Vendkalimi kufitar Niki i mbyllur për automjete transportuese, komunikacioni në rrugët shtetërore pa pengesa

Vendkalimi kufitar Niki i mbyllur për automjete transportuese, komunikacioni në rrugët shtetërore pa pengesa

Shkup, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Vendkalimi kufitar Niki drejt vendit tonë sot nga ora 10 e 30 është i mbyllur për komunikaicon për automjete transportuese, informoi LAMM.

Sipas LAMM-së, komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë, në rrugë të thata, me intensitet mesatar në rrugët jashtë zonave urbane. Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Prej aty përkujtojnë se nga data 15.11.2025 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026. 

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë. bsh/

Foto: MIA

Остани поврзан