• вторник, 18 јуни 2024

Vendet e BRIKS-it në takim në Nizhni Novgorod, do të merr pjesë edhe Turqia

Vendet e BRIKS-it në takim në Nizhni Novgorod, do të merr pjesë edhe Turqia

Stamboll, 9 qershor 2024 (MIA) - Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve nga BRIKS - Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, nesër dhe pasnesër në Nizhni Novgorod do të bisedojnë për ngjarjet në Ukrainë dhe në Rripin e Gazës, por edhe për gjendjen në Siri, Libi dhe Kaukazin Jugor.

Në takimin dyditor do të merr pjesë edhe ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, i cili paradokohe deklaroi se Ankara do ta shqyrtoj mundësinë që të bashkangjitet në BRIKS.

Ai paralajmëroi se ka për qëllim ta vendos këtë çështje në takimin e ministrave të BRIKS-it në Moskë. Duke folur për gazetarët gjatë vizitës në Kinë para disa ditëve, Fidan deklaroi se Turqia gjatë pret të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, por me vite po ballafaqohet me kundërshtim të disa prej anëtarëve, për të cilin shkak tani Ankara tani po e shqyrton BRIKS si platformë alterantive për integrim.

Fidan udhëton për në Rusi nga Doha, ku sot u takua me liderin e lëvizjes palestineze Hamas, Ismail Hania, në margjinat e "dialogut strategjik në nivel të lartë për bashkëpunim mes Turqisë dhe vendet nga Gjiri persik". bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан