• четврток, 20 јуни 2024

Pothuajse katër nga dhjetë grekë konsiderojnë se Marrëveshja e Prespës është e pavolitshme

Pothuajse katër nga dhjetë grekë konsiderojnë se Marrëveshja e Prespës është e pavolitshme

Athinë, 18 qershor 2024 (MIA) - Katër nga dhjetë grekë (43 për qind) kanë mendim neutral për Maqedoninë e Vriut, 37,5 negativ, ndërsa vetëm 18 për qind pozitiv, pothuajse i ndarë është mendimi për mbështetje të perspektivës së BE-së të vendit, ndërsa Marrëveshja e Prepës për 38,5 për qind e të anketuarve është e dëmshme, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i mendimit publik të fondacionit grek për politikë të jashtme ELIAMEL, në bashkëpunim me Universitetin e Selanikut Maqedonia dhe Fondacioni Konrad Adenauer, njofton korespondenti i MIA-s nga Athina.

Hulumtimi, i zbatuar në gjysmën e dytë të prillit është me temën mendimi publik grek për raportet mes Greqisë dhe Shqipërisë, megjithatë të përfshira janë edhe çështje që i përkasin vendeve tjera të rajonit, mes të cilave edhe vendit tonë, ndërsa rezultatet i analizon MIA.

Në pyetjen tonë "Cili është mendimi juaj për ....", të anketuarve u janë ofruar Turqia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia dhe Izraeli dhe mundësitë të përgjigjen nëse kanë mendim pozitiv, negativ ose neutral.

Mendimi pozitiv, më i lartë është për Serbinë, ndërsa qëndrimi negativ, më i latë është për Turqinë, 65 për qind.

Për vendin tonë, si dhe për Shqipërisnë, mbizotëron mendimi neutral.

Nëse bëhet krahasim me anketën e mëparshme pesë vjet më parë për të njëjtën çështje dhe konkretisht për Maqedoninë e Veriut, atëherë rezultatet ishin pak më të këqija, duke pasur parasysh se 40.5 për qind kishin opinion negativ (tani është 37.5 për qind), qëndrimi neutral ishte po kështu 40,5 për qind (tani 43 për qind), ndërsa opinioni pozitiv u rrit për një për qind nga 17 për qind në vitin 2019 në 18 për qind tani.

Lidhur me perspektivën evropiane të rajonit, më e madhe është mbështetja për Serbinë, më e vogël për Turqinë.

Në pyetjen "Nëse ju personalisht do ta mbështesnit kandidaturën e vendeve në vijim që të bëhen  anëtare të Bashkimit Evropian....!, për Maqedoninë e Veriut janë përgjigjur 52,5 për qind "jo", 45 për qind kanë dhënë mendim pozitiv, ndërsa 2,5 për qind kanë refuzuar të përgjigjen. 

Sa i përket Marrëveshjes së Prespës, sipas analizës së rezultateve të ELIAMEP-it, “sondazhi tregon një përkeqësim të qartë të qëndrimeve, ku përqindja e qëndrimeve pozitive dhe deri diku pozitive u zvogëlua në 28,5 për qind në vitin 2024, nga 35,5 për qind në vitin 2019” dhe theksojnë se “ Hulumtimi është bërë para zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dhe deklaratave të presidentes së sapozgjedhur dhe kryeministrit të ardhshëm të vendit”.

Më konkretisht, në pyetjen "Sa ishte e dobishme Marrëveshja e Prespës për Greqinë", negativisht janë përgjigjur 38,5 për qind, gjegjësisht 22 për qind kanë thënë "shumë i dëmshëm", ndërsa 16,5 për qind "deri diku i dëmshëm", ndërsa as i dobishëm as i dëmshëm" si përgjgje e kanë zgjedhur tre nga dhjetë të anketuarit.

Të tjerët, 28,5 për qind mendojnë se Marrëveshja është "deri diku e dobishme" (19 për qind) dhe "shumë e dobishme" (9,5 për qind).  mb/

 

 

Остани поврзан