• петок, 28 јуни 2024

Të paktën 12 të vdekur në sulmet izraelite në Rafah, kumtuan burimet palestineze

Të paktën 12 të vdekur në sulmet izraelite në Rafah, kumtuan burimet palestineze

Jerusalem, 19 qershor 2024 (MIA) - Të paktën 12 persona kanë vdekur në sulmet e forcave të armatosura izraelite në qytetin Rafah në pjesën jugore të Rripit të Gazës, kumtuan burime palestineze, të cituara nga DPA.

Tanket izraelite, të mbështetur nga aeroplanë luftarakë dhe dronë, sot depërtuan thellë në pjesën perëndimore të qytetit, thanë banorët vendas dhe mjekët palestinezë. Ende nuk është e qartë nëse 12 të vdekurit janë civilë apo militantë.

Më herët, banorët vendas dhe mjekët palestinezë raportuan se tetë persona u vranë në Rafah pasi tanket izraelite hynë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан