• петок, 28 јуни 2024

Fon der Lajen: BE-së i nevojiten 500 miliardë euro në mbrojtje për dekadën e ardhshme

Fon der Lajen: BE-së i nevojiten 500 miliardë euro në mbrojtje për dekadën e ardhshme

Bruksel, 27 qershor 2024 (MIA) - Gjatë dekadës së ardhshme, Bashkimit Evropian do t'i nevojiten 500 miliardë euro investime në mbrojtje, që sipas çmimeve aktuale do të thotë se blloku ka një mungesë prej 400 miliardë euro, porositi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në fjalimin e saj para liderëve të Samitit të sotëm të BE-së në Bruksel. 

Sipas burimeve diplomatike, Fon der Lajen vlersëoi se në periudhën prej viteve 1999-ta deri në vitin 2021, para agresionit rus ndaj Ukrainës, BE-ja rriti shpenzimet e mbrojtjes me vetëm 20 për qind për dallim nga Kina dhe Rusia, kostot e mbrojtjes së të cilëve u rritën përkatësisht për 600, gjegjësisht 300 për qind.

"Pyetja është si të sigurohen 500 miliardë euro", theksoi ajo. 

Megjithatë, nuk është e qartë nëse shuma prej 500 miliardë dollarë përfshin fondet e destinuara për mbështetjen ushtarake të Ukrainës, si dërgimi i armëve dhe municioneve dhe për modernizimin dhe ndërtimin e industrisë së mbrojtjes ukrainase.

Të gjithë anëtarët e BE-së së bashku kanë ndarë rreth 240 miliardë euro për mbrojtjen gjatë vitit 2022, ndërsa në krahasim me të njëjtin vit SHBA ka shpenzuar rreth 718 miliardë euro.

Mes anëtarëve të BE-së nuk ka marrëveshje se si të sigurohen mjetet e nevojshme financiare për të rritur prodhimin e industrisë evropiane të mbrojtjes, ku si mundësi përmenden kreditë nga Banka evropiane e investimeve apo ideja e Francës dhe Gjermanisë për emetimin e “eurobonove për mbrojtje”, e cila do të mblidhte fonde nga tregjet financiare, gjë që e kundërshtojnë vendet “e kursyera” si Holanda, të cilët insistojnë në gjetjen e burimeve të tjera të financimit.

Komisioni Evropian më parë propozoi planin industrial të mbrojtjes evropiane për të rindërtuar dhe forcuar kompleksin ushtarak-industrial të BE-së, por ai parashikoi më pak fonde sesa shuma që tani e përmendë Fon der Lajen. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан