• среда, 26 јуни 2024

KB: Ndihma humanitare globale përballet me mungesë prej 40.8 miliardë dollarë

KB: Ndihma humanitare globale përballet me mungesë prej 40.8 miliardë dollarë

 Gjenevë, 18 qershor 2024 (MIA) -  Komisioneri i Lartë i KB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk sot deklaroi se ka një mungesë prej 40,8 miliardë dollarë për ndihma humanitare në mbarë botën.

 Ai vuri në dukje se shpenzimet ushtarake vitin e kaluar në nivel global ishin 2.5 trilionë dollarë, një rritje prej 6,8 për qind krahasuar me vitin 2022.

 Sipas Turkut, rritja e vitit të kaluar në shpenzimet ushtarake ishte rritja më e madhe që nga viti 2009.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

Остани поврзан