• среда, 26 јуни 2024

Kina: NATO-ja të ndalojë ta hedhë fajin për luftën në Ukrainë

Kina: NATO-ja të ndalojë ta hedhë fajin për luftën në Ukrainë

 Pekin, 18 qershor 2024 (MIA) - Kina i ka bërë thirrje NATO-s që të "ndalojë ta hedhë fajin" për luftën në Ukrainë, pasi sekretari i përgjithshëm i Aleancës akuzoi Pekinin për acarim të konfliktit përmes mbështetjes për Rusinë.

Jens Stoltenbergu i bëri thirrje Kinës që të përballet me pasojat për, siç e quajtën autoritetet amerikane një presion të madh eksportues për të rindërtuar industrinë ruse të mbrojtjes.

 Autoritetet në Pekin sot theksuan se NATO "duhet të angazhohet në vetëreflektim në vend të denigrimit dhe sulmeve arbitrare ndaj Kinës".

 "E këshillojmë (NATO) të ndalojë që ta hedhë fajin dhe të mbjellë ndarje, të mos hedhë benzinë ​​në zjarr dhe të nxitë konfrontim, por për të bëjë diçka praktike për të zgjidhur krizën politikisht", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lin Zhian.

Pas pushtimit të Ukrainës intesifikohet partneriteti strategjik midis Kinës dhe Rusisë, ndërsa i hodhi poshtë pretendimet perëndimore se po i ndihmon përpjekjet luftarake të Moskës.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан