• среда, 26 јуни 2024

Balla-Feser: Bashkëpunim i shkëlqyeshëm mes policisë shqiptare dhe asaj gjermane

Balla-Feser: Bashkëpunim i shkëlqyeshëm mes policisë shqiptare dhe asaj gjermane

Tiranë, 18 qershor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Taulant Balla, në Berlin bisedoi me kolegen e tij gjermane, Nensi Feser.

Balla dhe Feser e cekën bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes policive të Shqipërisë dhe Gjermanisë në luftën e tyre kundër krimit të organizuar, krimit kibernetik dhe emigracionit ilegal në operacionet e tyre të përbashkëta dhe bashkëpunimin e tyre në Interpol, Europol dhe organizata të tjera.

Balla e shprehi falënderimin e tij për qeverinë gjermane dhe policinë federale për mbështetjen që ia dhanë policisë kriminalistike shqiptare dhe Sektorit për neutralizim të elementeve të armatosura (RENEA).

Dy ministrat biseduan edhe për pjesëmarrjen e policisë shqiptare së bashku me kolegët e tyre gjermanë për sigurinë në EURO2023]4, nikoqire e të cilit është Gjermania. 

Foto: FB Balla

Остани поврзан