Vdiq fëmija dy vjeçar që u plagos në natën e Vitit të Ri, urdhërohet autopsia e trupit
- Prokuroria Publike ka lëshuar urdhër për kryerjen e autopsisë mbi trupin e një fëmije dyvjeçar i cili vdiq si pasojë e një lëndimi të marrë gjatë natës së Vitit të Ri.
Shkup, 2 dhjetor 2026 (MIA) - Prokuroria Publike ka lëshuar urdhër për kryerjen e autopsisë mbi trupin e një fëmije dyvjeçar i cili vdiq si pasojë e një lëndimi të marrë gjatë natës së Vitit të Ri.
"Lidhur me fëmijën e vdekur dyvjeçar, Prokuroria Themelore Publike në Shkup lëshoi urdhër për autopsi të trupit", njoftoi sot Prokuroria.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, dje në një deklaratë për mediat informoi se gjatë natës së Vitit të Ri ndodhën dy incidente të rënda - vrasja me thikë e një shtetasi turk në Çarshinë e Shkupit dhe rasti i një fëmije dyvjeçar të plagosur rëndë, në, siç tha ai, mënyrë të panjohur, i cili ndodhej në gjendje kërcënuese për jetën në Qendrën Klinike-Shkup.
Toshkovski tregoi se lëndimi i fëmijës ishte nga "një fragment metali që nuk mund të specifikohej në detaje në atë moment". sa/
Foto: MIA arkivi