• петок, 05 јули 2024

Urimi i kryetarit të Kuvendit, Gashi me rastin e Ditës së pavarësisë së SHBA-së

Urimi i kryetarit të Kuvendit, Gashi me rastin e Ditës së pavarësisë së SHBA-së

Shkup, 4 korrik 2024 (MIA) - Me rastin e 4 Korrikut - Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i dërgoi mesazh urimi Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Majk Xhonson.

Në mesazhin e urimit nga kryetari Gashi, thuhet në kumtesën e pres shërbimit të Kuvendit, theksohet se Dita e Pavarësisë i përkujton vlerat e qëndrueshme të lirisë, demokracisë dhe pavarësisë, si parime që kanë qenë fener shprese dhe frymëzimi për njerëzit në mbarë botën, duke përfshirë këtu edhe në Maqedoninë e Veriut.

"Dita, 4 Korriku, ka rëndësi të madhe. Ajo e shënon lindjen e kombit Tuaj dhe vlerat e përhershme të lirisë, demokracisë dhe pavarësisë. Këto parime kanë qenë fener shprese dhe frymëzimi për njerëzit në mbarë botën, duke përfshirë këtu edhe në Maqedoninë e Veriut.Partneriteti i fortë dhe i qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve tona është ndërtuar mbi këto vlera të përbashkëta dhe respekt të ndërsjellë. Shtetet e Bashkuara janë mik dhe aleat i vazhdueshëm i Maqedonisë së Veriut, duke mbështetur aspiratat tona për demokraci, prosperitet dhe integrim në komunitetin euroatlantik.Derisa e festojmë këtë ditë të rëndësishme, presim me padurim forcimin e mëtejshëm të lidhjeve ndërmjet shteteve tona dhe kemi besim se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të zhvillohet në vitet në vijim", thuhet në urimin e dërguar nga kryetari i Kuvendit, Gashi. rq/

Fotoografia: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан