Uitkof dhe Kushner në Berlin udhëheqin delegacionin amerikan për biseda për armëpushim në Ukrainë
- I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Stiv Uitkof dhe Xhared Kushner, dhëndri i presidentit Donald Tramp, arritën në Berlin për ta udhëhequr delegacionin amerikan në bisedat për armëpushim në Ukrainë.
Berlin, 14 dhjetor 2025 (MIA) - I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Stiv Uitkof dhe Xhared Kushner, dhëndri i presidentit Donald Tramp, arritën në Berlin për ta udhëhequr delegacionin amerikan në bisedat për armëpushim në Ukrainë.
Pritet që bisedat të mbahen mes delegacionit amerikan, përfaqësuesve ukrainas dhe përfaqësues të forcave kryesore evropiane. Hollësira për kohën e mbajtjes nuk u publikuan.
Bisedat e para do të mbahen në nivel të këshilltarëve dhe pas dyerve të mbyllura.
Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski e konfirmoi praninë e tij në Berlin, ndërsa zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Stefan Kornelius të premten deklaroi se Zelenski do të takohet me kancelarin Fridrih Merc të hënën.
Uitkof në fillim të muajit u takua me presidentin rus Vlladimir Putin. Gjatë atyre bisedave, Putini tregoi gatishmëri për bisedat e mëtejshme, por theksoi se Rusia e ka iniciativën strategjike dhe se do t'i vazhdojë qëllimet e saj ushtarake me forcë në mungesë të marrëveshjes. bsh/
Foto: DPA