Armata izraelite kumtoi se ka vrarë tre pjesëtarë të Hezbollahut në Libanin jugor
- Armata izraelite sot kumtoi se ka vrarë tre anëtarë të grupit proiranian Hezbollah në Libanin jugor.
Jerusalem, 14 dhjetor 2025 (MIA) - Armata izraelite sot kumtoi se ka vrarë tre anëtarë të grupit proiranian Hezbollah në Libanin jugor.
"Në mëngjes, armata ka kryer sulme ndaj tre pjesëtarëve të Hezbollahut në disa rajone në Libanin jugor, të cilët kanë qenë të përfshirë në tentimet për ripërtëritje të infrastrukturës së lëvizjes libaneze, duke e shkelur marrëveshjen për armëpushim, të nënshkruar në nëntor të vitit 2024", thuhet në kumtesën e armatës izraelite. bsh/
Foto: MIA arkiv