• понеделник, 15 декември 2025

Zelenski arriti në Gjermani

Zelenski arriti në Gjermani

Berlin, 14 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski sot arriti në Gjermani, ku planifikon, mes tjerash, të takohet me ekipin negociator amerikan për përfundimin e luftës.

"Tani jam në Gjermani. Programi i sotëm përfshin takim me ekipin negociator amerikan. Ne jemi të përqendruar në mënyrën se si të garantojmë sigurinë e Ukrainës, ashtu që përvoja e Memorandumit të Budapestit dhe pushtimit rus të mos përsëritet më kurrë. Konsiderojmë në negociata konstruktive", shkroi Zelenski në Telegram.

Paraprakisht, presidenti ukrainas tha se ende nuk ka marrë përgjigje zyrtare nga SHBA-ja për propozimet e fundit në lidhje me planin paqesor.

Sipas tij, sot do të jetë "ditë ukrainaso-amerikane" në Berlin, e cila do të përfshijë takim me kancelarin gjerman, Fridrih Merc dhe udhëheqës tjerë evropianë. bsh/

Foto: DPA

Остани поврзан