Italia, Bullgaria dhe Malta iu bashkangjitën kërkesës së Belgjikës për opsione alternative për ndihmë Ukrainës
- Italia, Bullgaria dhe Malta iu bashkëngjitën kërkesë së Belgjikës për gjetjen e mënyrës alternative për sigurimin e 210 miliardë euro për mbështetje financiare të Ukrainës, në vend të përdorimit të mjeteve të ngrira ruse, që sollën në pikëpyetje miratimin e planit për të a.q. “hua për reparacion” të Samitit të BE-së për javën e radhës.
Bruksel, 14 dhjetor 2026 (MIA) – Italia, Bullgaria dhe Malta iu bashkëngjitën kërkesë së Belgjikës për gjetjen e mënyrës alternative për sigurimin e 210 miliardë euro për mbështetje financiare të Ukrainës, në vend të përdorimit të mjeteve të ngrira ruse, që sollën në pikëpyetje miratimin e planit për të a.q. “hua për reparacion” të Samitit të BE-së për javën e radhës.
Sipas mediave në Bruksel, katër vendet kërkojnë nga “Komisioni dhe Këshilli i BE-së të vazhdojnë të hetojnë dhe diskutojnë për opsionet alternative në përputhje me të drejtën evropiane dhe ndërkombëtare, me parametra të parashikueshme në përputhje me të drejtën evropiane dhe ndërkombëtare, me parametra të parashikueshëm, që paraqesin dukshëm më pak rreziqe, në mënyrë që të plotësohen nevojat financiare të Ukrainës në bazë të linjës kreditore të BE-së ose zgjidhjeve kalimtare, në mënyrë që të sigurohet vazhdimësi në mbështetjen para cilado nga opsionet e propozuara të hyjë në fuqi në mënyrë efikase”.
Kryeministri britanik Bart de Vever tashmë një kohë të gjatë kërkon “alternativa të huasë për reparacione”, për të cilin pohon se është “fundamentilisht i gabuar” dhe se sjellë rreziqe të shumta juridike dhe financiare.
Katër vendet në deklaratën e përbashkët e mbështetën propozimin e Komisionit evropian për ngrirjen e mjeteve ruse në kohë të pacaktuar, që ishte miratuar në takimin e djeshëm të Komitetit të përfaqësuesve të përhershëm të qeverive dhe vendeve anëtare të BE-së (Koreper), por theksojnë se kjo nuk do të thotë edhe mbështetje për përdorimin e këtyre parave për “mbështetjen e përpjekjeve ushtarake” të Ukrainës.
Vendimi është marrë në bazë të nenit 122 të Marrëveshjes për funksionimin e BE-së, që parashikon se në kushte të “emergjencës” vendimet merret me shumicë të kualifikuar, në vend se me konsensus. Në këtë mënyrë, për miratimin e vendimit nevojiten mbështetje prej së paku 15 vendeve anëtare në të cilat jetojnë së paku 65 për qind e banorëve të BE-së.
Belgjika, së bashku me Hungarinë, kundërshtonin “aktivizimin” e nenit 122 për miratimin e vendimit, duke vlerësuar se me këtë BE-ja rrezikon të shkelë të drejtën evropiane.
“Ky nen është për gjendje të jashtëzakonshme në BE. Ku është gjendja e jashtëzakonshme? Në Ukrainë ka gjendje të jashtëzakonshme. Por, Ukrain nuk është në Bashkimin Evropian”, tha De Vever.
Belgjika, Bullgaria, Italia dhe Malta në deklaratën paralajmëruan se përdorimi i nenit 122 “implikon pasoja juridike, financiare, procedurale dhe institucionale që do të mund të shkonin shumë më larg sesa ky rast konkret” dhe se kjo nuk duhet të “paraqet precedent” për sigurinë dhe politikën e jashtme të bllokut, ku sipas rregullës vendimet nuk merren me konsensus.
Ndryshe, lidhur me vendimin për ngrirjen e mjeteve ruse në kohë të pacaktuar, Këshilli i BE-së njoftoi se vendet anëtare me procedurë të shpejtuar ka miratuar vendim me të cilin “përkohësisht ndalohet çfarëdo transferi në Rusi të mjeteve të Bankës Qendror të Rusisë që për momentin janë ngrirë në BE”, me qëllim që të kufizohen dëmet ndaj ekonomisë së Bashkimit”.
“Konkretisht, rregullativa e kontraktuar ndalon përkohësisht çfarëdo transferi të drejtpërdrejt ose indirekt të mjeteve ose rezervave të Bankës Qendrore të Rusisë ose cilitdo person juridik, subjektit ose organi që vepron në emër të ose me urdhër të Bankës Qendrore të Rusisë, siç është Fondi rus i pasurisë kombëtare”, njoftoi Këshilli i BE-së.
Sipas Këshillit, në mungesë të vendimit për ndalesë të këtillë këto resurse do të mund të shfrytëzohehshin drejtpërdrejt nga Rusia për financimin e agresionit të saj ushtarak ndaj Rusisë me pasoja serioze për ekonominë e Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të tij.
“Kjo do të rriste rrezikun nga eskalimi i aktiviteteve hibride ushtarale të orientuara kundër vendeve anëtare dhe territorit të BE-së, me çka do të ishin thelluar vështirësitë ekonomike në Bashkimin. Po ashtu, do të rrezikonte vazhdimin dhe përkeqësimin e pasigurisë ekonomike dhe do të kërkonte përgjigje më të madhe fiskale nga vendet anëtare”, shtohet në kumtesën.
Deri tani vendimet për ngrirjen e mjeteve sovrane ruse miratoheshin çdo gjashtë muaj me konsensus midis vendeve anëtare, gjë që shkaktonte brengosje se në të ardhmen ndonjëra prej tyre do të mund të vendoste veto ndaj vazhdimit të mëtejshëm të masës.
Vendimi i këtillë vlerësohet edhe si hap përpara drejt arritjes së marrëveshjes për aprovimin e planit për përdoriimin e mjeteve të ngrira ruse për pagesën e të a.q. hua për reparacion për Ukrainën. Ngrirja e përhershme e mjeteve ruse do të paraqiste mënyrën e shmangies së kthimit të këtyre mjeteve te Rusia, madje edhe në rast të anulimit të sanksioneve në vend.
Kjo shkon në favor të Belgjikës, e cila kërkon garanci se nuk do t’i përballojë vetë rreziqet nëse shfaqet nevoja që këto para t’i kthehen Rusisë.
Belgjika është kundër “huasë për reparacion” për arsye se pjesa më e madhe e mjeteve të ngrira ruse në BE dhe rreth 185 miliardë euro janë deponuar në shtëpinë e kliringut “Euroklir” me seli në Bruksel. Si rrjedhojë, Belgjika druan se përdorimi i mjeteve të ngrira ruse do të mund ta prishte autoritetin e saj si depoziter i sigurt dhe të rezultojë me tërheqjen e mjeteve të deponuara të huaja, ndërsa shpreh shqetësimin edhe rreth legalitetit të veprimit të tillë.
Në takimin e djeshëm të Koreperit, Belgjika dorëzoi dokument me të cilin kërkon të marrë garanci “të pavarura dhe autonome” nga vendet tjera anëtare të BE-së si zëvendësim për pëlqimin e saj për përdorimin e mjeteve të ngrira ruse për pagesën e të a.q. “hua për reparacion” të Ukrainës dhe se ato do të mbeten në fuqi “madje edhe nëse huaja konsiderohet e pavlefshme”.
Balgjika kërkon edhe miratimin e masave për mbrojtjen e saj nga hakmarrja potenciale nga Moska, si dhe vendet anëtare të BE-së të obligohen se nuk do të lidhin marrëveshje të reja investuese me Rusinë.
Në mesin e kërkesave të tjera të Belgjikës është që edhe vendet tjera të BE-së të marrin pjesë në mbulimi e shpenzimeve eventuale gjyqësore nga procedura që Moska do të inicionte kundër cilido vendi të bllokut.
Kur bëhet fjalë për “Euroklir”, Belgjika kërkon që kjo shtëpi kliringu “të mos jetë përgjegjëse” për sigurimin e huasë për reparacion, ndërsa drejtorët e saj “të mbajnë përgjegjësi vetëm në rast të pakujdesisë të vrazhdë”.
Kjo çështje merr aktualitet pas paralajmërimit të Bankës Qendrore të Rusisë se inicion padi para Gjykatës në Moskë kundër “Euroklir”, duke vlerësuar se shtëpia e kliringut e Brukselit është fajtore për “aktivitete të dëmshme që e pengojnë Bankën që lirshëm t’i ketë në dispozicion mjetet vetanake dhe letrat me vlerë”. Banka Qendrore e Rusisë vlerëson se përpjekjet e drejtpërdrejta dhe indirekte të BE-së për përdorimin e mjeteve të ngrira ruse janë “tërësisht të paligjshme” dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, meqë e prishin “imunitetin sovran të mjeteve shtetërore”.
Sipas paralajmërimeve, Koreper do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme me qëllim që të shqyrtojë kërkesat e përmendura në dokumentin belg dhe të tentojë të arrijë marrëveshje për huan për reparacione para mbledhjeve të këshillave për punë të jashtme dhe të përgjithshme të BE-së, të caktuara për të hënën, respektivisht të martënm, si dhe para Samitit të Bashkimit të parashikuar për të enjten.
Foto: MIA Arkiv