• петок, 05 декември 2025

Trampi do të takohet me kryetarin e sapozgjedhur të Nju-Jorkut, Mamdani

Trampi do të takohet me kryetarin e sapozgjedhur të Nju-Jorkut, Mamdani

Uashington, 20 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se planifikon të takohet në Shtëpinë e Bardhë me kryetarin e sapozgjedhur të Nju-Jorkut, Zohran Mamdani.

"Kryetari komunist i Nju-Jorkut, Zohran "Kvame" Mamdani, kërkoi takim. U pajtova që takimi të mbahet në Dhomën Ovale të premten, 21 nëntor. Do të vijojnë detaje të mëtejshme", publikoi Trampi në rrjetin e tij social "Truth Social".

Ekipi i Mamdanit e konfirmoi takimin.

"Siç është zakon për një administratë të re kryebashkiake, kryetari i zgjedhur planifikon të takohet me presidentin në Uashington, për të diskutuar sigurinë publike, sigurinë ekonomike dhe axhendën e përballueshmërisë për të cilin mbi një milion njujorkezë votuan vetëm dy javë më parë", tha zëdhënësja e Mamdanit.

Mamdani, 34 vjeç, i cili e përshkruan veten si socialist demokrat, pritet të bëhet kryetari i parë mysliman i qytetit të Nju-Jorkut dhe personi më i ri që mban këtë detyrë që nga shekulli i 19-të. Politikani i krahut të majtë fitoi zgjedhjet për kryetar të Nju- Jorkut më 4 nëntor dhe do ta marrë detyrën në fillim të vitit të ardhshëm.

"Ekipi im më kontaktoi për shkak të angazhimit që u bëra njerëzve të Nju Jorkut se jam i gatshëm të takohem me secilin, për sa kohë që kjo u sjell dobi 8.5 milionë njerëzve që e quajnë këtë qytet shtëpi dhe vështirësive të tyre për të përballuar qytetin më të shtrenjtë në SHBA. Dua thjesht t'i tregoj presidentit se çfarë do të thotë të bësh përpjekje për njerëzit e Nju Jorkut", tha Mamdani. sa/

foto: DPA

Остани поврзан