• петок, 05 јули 2024

Toshkovski-Gir: Vazhdon përkrahja e BE-së në reformat dhe ngritjen e kapaciteteve të policisë së Maqedonisë së Veriut

Toshkovski-Gir: Vazhdon përkrahja e BE-së në reformat dhe ngritjen e kapaciteteve të policisë së Maqedonisë së Veriut

Shkup, 4 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, së bashku me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, sot kanë realizuar takim pune me ambasadorin e BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dejvid Gir.

Nga MPB-ja kumtojnë se ministri Toshkovski në takim shprehur falënderimet e tij për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë qeverisjes teknike dhe për mbështetjen e vazhdueshme që e merr vendi ynë, si dhe MPB-ja në drejtim të reformimit dhe modernizimit të institucioneve.

"Ministri Toshkovski shprehu besimin se bashkëpunimi dhe përkrahja nga BE-ja vetëm do të rritet në periudhën e ardhshme, konkretisht në fushën e sigurisë. Në takim, ministri prezantoi prioritetet kryesore të Ministrisë, të cilat do të kërkojnë ekspertizën e BE-së në arritjen e standardeve evropiane, me synimin përfundimtar për t'u bërë pjesë sa më shpejt e familjes së madhe evropiane, qëndron në kumtesën e MPB-së.

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, theksoi bashkëpunimin e deritanishëm të BSP-së në kuadër të projekteve ekzistuese dhe shfrytëzimin e fondeve të BE-së, sqaroi reformat e planifikuara të BSP-së dhe theksoi se fokusi do të jetë edhe në keqpërdorimet e mundshme me paratë evropiane në shtet, për të cilat do të kryhen edhe hetimet përkatëse.

Në kumtesë shtohet se ambasadori ambasadori Dejvid Gir theksoi projektet aktuale dhe mbështetjen që kemi nga BE-ja në fushën e forcimit të kapaciteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, veçanërisht në fushën e migrimit të paligjshëm, luftës kundër krimit të organizuar dhe tregoi se sfidat në të cilat duhet të fokusohemi në të ardhmen në drejtim të afrimit me standardet evropiane. Gir dha mbështetjen e tij në proceset reformuese dhe theksoi mundësinë e mbështetjes nga sistemi i BE-së për përballimin e zjarreve të mundshme në pyje gjatë periudhës së verës. rq/

Fotografia: MPB

Остани поврзан