• вторник, 24 декември 2024

Toshkovski: Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga asnjë vend fqinj se ku është Grubi, nëse është i pastër si loti le të kthehet që të dëshmojë në gjykatë

Toshkovski: Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga asnjë vend fqinj se ku është Grubi, nëse është i pastër si loti le të kthehet që të dëshmojë në gjykatë

 Shkup, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Kemi komunikim dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm me ministritë e punëve të brendshme nga vendet fqinje, por konfirmim zyrtar për të arratisurit nga drejtësia nuk ka arritur në MPB nga asnjë vend fqinj, deklaroi  ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në lidhje me mosdisponueshmërinë e Artan Grubit dhe Përparim Bajramit për organet e rendit në rastin për krim në Lotarinë Shtetërore.

Në intervistën në emisionin "Top Tema" në TV Telma, ministri tha se nuk do të donte të spekulojë  ku është Grubi, i cilin këto ditë, tha, janë dëgjuar informacione të ndryshme  ku ndodhet,

"Por dua të besoj në atë që publikohet në opinion se do të kthehet në Maqedoni sepse është i pastër si loti dhe sepse konsideron se këto dyshime të bazuara, për të cilat është hapur hetim nga prokurori publik, nuk janë ashtu siç i interpretohet nga MPB-ja dhe Prokuroria... Do të doja të inkurojohet dhe, nëse është i pastër si loti, të mbërrijë në Maqedoni. MPB  ka kapacitet për të garantuar sigurinë e tij... Nëse një person është marrë kaq gjatë me politikë, më e pakta që mund të bëjë është t'i shtyjë detyrimet e tij private, nëse i ka pasur, dhe të kthehet në Maqedoni dhe në procedurë ligjore t'i dëshmojë tezat e tij mbrojtjes. Për ta dëshmuar, duhet të jetë në dispozicion në gjykatë", tha Toshkovski.

 Në pyetjen nëse ka pasur "urithë" në MPB apo në Prokurori që kanë njoftuar Grubin për t’u larguar nga vendi, tha se ka hetim, por se nuk mund të ndajë informacione. Bëri të ditur se në bastisjet e të dyshuarve të padisponueshëm për krime në Lotari janë gjetur shuma të mëdha parash, "para për të cilat dyshohet se një pjesë e mjeteve të cilat janë përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme janë përdorur për blerjen e pronave të caktuara brenda dhe jashtë Maqedonisë".

"Por për fat të keq, në këtë moment nuk mund të zbuloj fakte në këtë procedurë hetimore dhe nuk është koha të nxirren në opinion. T'ia lëmë procedurës juridike dhe procesit të drejtësisë dhe për këtë duhet kohë dhe hetim i thellë", tha Toshkovski. 

 Për policin B. J. nga Policia Kufitare, ndaj të cilit MPB ka bërë kallëzim penal dhe është marrë vendim për pezullim, ka thënë se ka bërë një "gabim kardinal” pasi ka qenë i detyruar ta mbajë automjetin me të cilin është transportuar Grubi sepse ka qenë në "Stop Listë", e më pas ta njoftojë prokurorin publik kompetent për udhëzime për veprime të mëtutjeshme.

 Nga videoja e siguruar nga kamerat e VK Bllacë, shihet se polici i ka kontrolluar pasaportën dhe pasi automjeti ka dalë nga vendkalimi "pas disa minutash" dhe " në fazën e largimit" ", gjegjësisht kur tashmë ka qenë në MPB  e Kosovës, ai ka konstatuar se Grubi ishte në "Stop Listë" dhe më atëherë ka njoftuar

 Në pyetjen se pse për udhëheqësin e turnit ka pasur vetëm procedurë disiplinore, ndërsa ka qenë përgjegjës për bateritë në kamera që nuk kanë punuar, ministri u përgjigj se bëhet fjalë për kamerat që policët  i mbajnë në uniforma dhe se ai problem ka qenë prej para do kohe. Megjithatë, tha, kamerat në vendaklimin kufitar kanë funksionuar dhe kanë regjistruar veprimin e policit i cili ia ka marrë pasaportën Grubit për kontroll dhe më pas ia ka kthyer.

 Foto: printskrin/ Top temaTV Telma

 

Остани поврзан