• среда, 25 декември 2024

Në Klinikën e Ortopedisë është kryer transplantimi i tendinit të Akilit nga banka e indeve nga donatorë të vdekur

Në Klinikën e Ortopedisë është kryer transplantimi i tendinit të Akilit nga banka e indeve nga donatorë të vdekur

Shkup, 24 dhjetor 2024 (MIA) - Në Klinikën e Ortopedisë është kryer transplanti i tendinit të Akilit nga banka e indeve nga donatorë të vdekur. Intervenimi është kryer tek një pacient 47 vjeçar, me dëmtim të vjetër të tendinit të Akilit, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Pacientja, siç thuhet në kumtesë, është në zhillim të rregullt pas intervenimit, ndërsa transplantimi është bërë nën drejtimin e dr. Eren Sejfulla, së bashku me dr. Aleksandar Savevski dhe dr. Bojan Budiq, anesteziologja dr. Liljana Angelovska, në bashkëpunim me dr. Milena Bogoevska, koordinatore e spitalit për ortopedi dhe përgjegjëse për bankën e indeve.

Nga Ministria e Shëndetësisë shprehën faleminderim deri tek të gjithë punonjësit shëndetësorë të përfshirë në këtë transplantim, si dhe për familjet e donatorëve. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан