• среда, 25 декември 2024

Bashkëpunimi ni Ministrisë së Energjetikës dhe FETI

Bashkëpunimi ni Ministrisë së Energjetikës dhe FETI

Shkup, 24 dhjetor 2024 (MIA) - Ministria e Energjetilkës, Minierës dhe Lëndëve të Para Minerale (MEMLPM) dhe Fakultetit për Elektroteknike dhe Teknologji Informatike (FETI) pranë Universitetit Shën Cirili e Metodi, në Shkup, kanë nënshkruar Memorandum bashkëpunimi, me të cilën përforcohet lidhja mes arsimit, shkencës dhe industrisë në fushën e energjetikës dhe teknologjive të reja.

Memorandumin e kanë nënshkruar ministrja e Energjetilkës, Minierës dhe Lëndëve të Para Minerale, Sanja Bozhinovska dhe dekani i FETI, pr.dr. Vladimir Atanasovski.

Siç njoftoi sot MEMLPM, ky bashkëpunim ka për qëllim të nxisë hulumtime inovative, zhvllim të teknologjive të reja dhe edukim të kuadrove me kualifikikm të lartë, të cilët do të kontribuojnë drejt zgjidhjeve të qëndrueshme energjetike dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

"Ky memorandum konfirmon qëllimin tonë të përbashkët - t'i mbështesim inxhinierët e rinj dhe të forcojmë lidhjen ndërmjet shkencës, arsimit dhe industrisë, së bashku do të punojmë në projekte që do të avancojnë efikasitetin e energjisë dhe do të krijojnë mundësi të reja për inxhinierët tanë të rinj", tha ministrja Bozhinovska.

Dekani i FETI, prof. dr. Atanasovski, theksoi se ky bashkëpunim do t'u mundësojë studentëve dhe studiuesve qasje në projekte reale dhe do t'i përgatisë për sfidat e industrisë moderne të energjisë.

Pas nënshkrimit, ministrja dhe dekani zhvilluan një orë akademike me studentët e FETI, ku diskutuan sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e inxhinierëve të rinj dhe risitë në sektorin e energjisë. Ministrja u tha studentëve se Qeveria është e përkushtuar që të krijojë kushte për realizimin e tyre profesional në shtëpi.

"Ky është një partneritet që frymëzon gjeneratat e ardhshme të inxhinierëve dhe hap mundësi të reja për akademinë, industrinë dhe shoqërinë", përfundoi Bozhinovska. mb/

Foto: MEMLPM

Остани поврзан