Hiqet ndalesa e qarkullimit për automjete të rënda transportuese në aksin rrugor Kriva Pallankë – VK "Deve Bair" dhe Kratovë – Probishtip
- Nga ora 13:00 hiqet ndalesa e qarkullimit për automjetet e rënda transportuese në akset rrugore Kriva Pallankë - Vendkalimi kufitar "Deve Bair" dhe Kratovë - Probishtip, kumtoi sot NP "Rrugët e Maqdonisë".
Shkup, 24 dhjetor 2024 (MIA) - Nga ora 13:00 hiqet ndalesa e qarkullimit për automjetet e rënda transportuese në akset rrugore Kriva Pallankë - Vendkalimi kufitar "Deve Bair" dhe Kratovë - Probishtip, kumtoi sot NP "Rrugët e Maqdonisë".
Prej aty rikujtojnë se ndalesa e qarkullimit për automjete të rënda transportuese në aksin rrugor Tetovë – Kodrën e Diellit është ende në fuqi.
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa, në disa vende me mbetje të borës në rrugë pas ndërhyrjes së ekipeve tona të shërbimit. Reshje e borës me intensitet të ndryshueshëm regjistrohet në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të vendit. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s