• вторник, 24 декември 2024

Memorandum për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Politikës Sociale dhe Universitetit "Nëna Terezë"

Memorandum për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Politikës Sociale dhe Universitetit

Shkup, 24 dhjetor 2024 (MIA) – Universiteti “Nëna Terezë” – Shkup dhe Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë prej sot kanë Memorandum për bashkëpunim si bazë për projekte të përbashkëta të cilat do të jenë në interes të studentëve, por edhe të shtetit. Memorandumin e nënshkruan ministri Fatmir Limani dhe rektori i Universitetit “Nëna Terezë”, prof.dr. Izet Zeqiri. 

Sipas Limanit, qëllimi i dokumentit të nënshkruar është që t’i avancojë aktivitetet e tyre, shkëmbim të përvojave dhe punë të përbashkët nga sfera me rëndësi strategjike. Siç tha, nënshkrimet e memorandumit janë vetëm fillim ndërsa bashkëpunimi i cili vijon do të jetë bazë për rritje dhe inovacione. 

“Pres që kjo lidhje partneriteti të jetë e suksesshme dhe se ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për qëllimet tona të përbashkëta dhe se bashkëpunimi do të kontribuojë në shumë përparësi, jo vetëm për institucionet tona por edhe për bashkësinë e gjerë dhe të gjitha palët e interesuara. Memorandumi është konfirmim i gatishmërisë sonë për bashkëpunim në funksion të ofrimit të ndihmës reciproke, mbështetjes dhe shërbimeve në përgatitjen, menaxhimin dhe realizimin e projekteve, planeve, aktiviteteve, nismave të përbashkëta që do të nxisin zhvillimin lokal dhe rajonal, veçanërisht në fushën sociale, politike, demografike dhe rinore. Me këtë hapim rrugën për bashkëpunim afatgjatë që do të rezultojë me mundësi dhe suksese të reja”, deklaroi ministri Limani.

Rektori i UNT-së, Zeqiri vlerëson se Universiteti i tyre, në të cilin në mesin e tetë fakulteteve është edhe Fakulteti i Shkencave Sociale, mund të kontribuojë në planifikimin e strategjive për demografi dhe emigrime sepse ka përvojë në organizimin e konferencave ndërkombëtare në këto tema. 

“Bashkëpunimi do të jetë në interes, para së gjithash, të studentëve, por edhe të bashkëpunimit në projekte të ndryshme nga sfera e demografisë, zhvillimit demografik, emigrimit. Sepse Universiteti ‘Nëna Terezë’ ka traditë të organizimit të konferencës ndërkombëtare për emigrim në të cilën marrin pjesë edhe ekspertë të brendshëm dhe të jashtëm dhe punimet të cilat i prezantojnë ndoshta janë në interes për Ministrinë për krijimin e strategjisë për zhvillimin demografik të shtetit”, tha Zeqiri. fc/

Fotografia: MIA

 

 

 

 

Остани поврзан