• петок, 05 јули 2024

Takimi i ministrit Mucunski me ambasadoren e Greqisë, Filipidu

Takimi i ministrit Mucunski me ambasadoren e Greqisë, Filipidu

Shkup, 4 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot zhvilloi takim me ambasadoren e Greqisë, Sofija Filipidu, në të cilin ka shprehur bindje se vendi është i angazhuar fuqishëm për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, rajonal dhe shumëpalësh me Greqinë, para së gjithash si partnerë dhe aleatë në NATO.

Siç kumtojnë nga MPJ-ja, ministri Mucunski theksoi se interesi ynë është ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore në funksion të sigurisë, stabilitetit dhe prosportitetit të rajonit.

"Vendi mbetet i përcaktuar drejt avancimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, përmes dialogut të hapur për të gjitha çështjet me interes të ndërsjellë, e në funksion të pasurimit të tij me përmbajtje të reja dhe në favor të prosperitetit dhe mirëqenies së qytetarëve nga të dy vendet", thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Bashkëbiseduesit rikonfirmuan interesimin e tyre për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht pasi Greqia është ndër pesë vendet me të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut ka pasur vëllimin më të madh të tregtisë vitin e kaluar. rq/bsh/

Fotografia: MPJ

Остани поврзан