Takimi Erdogan-Putin: Turqia mund të jetë nikoqire e negociatave paqësore për të vendosur fundin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës
- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se "me kujdes" po i ndjek bisedimet paqësore për t’i dhënë fund luftës aktuale ruso-ukrainase, duke shtuar se Ankaraja mund të jetë nikoqire e negociatave të paqes, në takimin me presidentin rus Vladimir Putin.
Ashhabat, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se "me kujdes" po i ndjek bisedimet paqësore për t’i dhënë fund luftës aktuale ruso-ukrainase, duke shtuar se Ankaraja mund të jetë nikoqire e negociatave të paqes, në takimin me presidentin rus Vladimir Putin.
Sipas Anadolus, duke i'u referuar Drejtorisë turke për komunikim, Erdogan dhe Putin u takuan në margjinat e Forumit ndërkombëtar për paqen dhe besimin në kryeqytetin e Turkmenistanit, Ashhabat, dhe diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe përpjekjet gjithëpërfshirëse për paqe lidhur me luftën mes Moskës dhe Kievit.
Përpjekjet për t’i dhënë fund luftës me "paqë të drejtë dhe të qëndrueshme janë të rëndësishme", tha Erdogan, duke theksuar se mund të arrihet përparim në fushat që ofrojnë përfitime praktike për të dyja palët.
Ai theksoi se zbatimi i një armëpushimi të kufizuar, i fokusuar kryesisht në objektet energjetike dhe portet, mund të jetë i dobishëm.
Erdogan ripërsëriti mbështetjen e Ankarasë për përpjekjet paqësore në luftën ruso-ukrainase.
Ankaraja "monitoron proceset e negociatave që synojnë përfundimin e luftës" dhe "është e gatshme të jetë nikoqire e bisedimeve në të gjitha format brenda kësaj kornize" theksoi ai, sipas Drejtorisë së komunikimit.
Të dy liderët gjithashtu diskutuan për situatën në territoret palestineze dhe në Siri, si dhe për procesin paqësor në Kaukazin Jugor. qa/
Foto: Anadollu