• сабота, 12 октомври 2024

Takim i Mickoskit me Zelenskin në Dubrovnik

Takim i Mickoskit me Zelenskin në Dubrovnik

 Shkup, 10 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili mori pjesë në Samitin kushtuar Ukrainës në Dubrovnik, u takua me presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski.

 "Realizova takim me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski. Shpreha mbështetjen dhe dëshirën time për arritjen e qëllimit për paqe të qëndrueshme", ka shkruar Mickoski në Fejsbuk.

 Në përbërje të delegacionit të Maqedonisë së Veriut ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.

 Samitin "Ukrainë-Evropa Juglindore" e hapi kryeministri kroat Andrej Plenkoviq.

 Ky është samiti i tretë i organizuar në këtë format. i Pari u organizua në gusht të vitit 2022 në Athinë, ndlrsa i dyti në shkurt të këtij viti në Tiranë. Qëllimi kryesor është shprehja e solidaritetit dhe mbështetjes për Ukrainën.

 Foto: Profili i në Fejsbuk i Mickoskit

 

Остани поврзан