• петок, 11 октомври 2024

Takim i kryetarit të Kuvendit Gashi me ambasadorin spanjoll, Soriano Ortis

Takim i kryetarit të Kuvendit Gashi me ambasadorin spanjoll, Soriano Ortis

Shkup, 10 tetor 2024 (MIA)- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi realizoi takim me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Rafael Soriano Ortis.

Gashi, siç theksohet në kumtesë, theksoi se Spanja është vendi ynë mik, me të cilin jemi aleat në NATO, me shpresë që kjo të ndodhë edhe brenda Bashkimit Evropian.

“Bashkëpunimi parlamentar mund të forcohet në nivel të grupeve parlamentare, të cilat formohen në vazhdimësi në të dyja Kuvendet”, thuhet në kumtesë.

Shënimi i 30-vjetorit të vendosjes së bashkëpunimit bilateral midis Spanjës dhe vendit tonë, ambasadori spanjoll e cilësoi si mundësi për të forcuar këtë bashkëpunim në disa fusha, si ato politike, ekonomike, sociale, kulturore. 

“Ai e la të hapur derën për mbështetje dhe ndihmë në rrugën evropiane. Ai vuri në dukje diplomacinë parlamentare si mjet të fuqishëm për forcimin e marrëdhënieve të ndërsjella. Duke pasur parasysh mandatin e ri të të dy bashkëbiseduesve, besohet se në këto vite të bashkëpunimit midis dy vendeve do të ngrihet në një nivel të konsiderueshëm, duke afruar kuvendet, vendet, popujt”, njofton Kuvendi i RMV-së.

Foto: Kuvendi i RMV-së

 

Тагови

Остани поврзан