• сабота, 12 октомври 2024

PTHP-ja së bashku me ekipet e policisë kanë filluar mbikëqyrjen në ndërtesën e djegur në Çair

PTHP-ja së bashku me ekipet e policisë kanë filluar mbikëqyrjen në ndërtesën e djegur në Çair

Shkup, 11 tetor 2024 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike Shkup, së bashku me ekipet e policisë kanë filluar mbikëqyrjen në objektin banesor në rrugën “Prohor Pçinski” në Çair ku më 2 tetor shpërtheu zjarr në bodrumin e ndërtesës.

MPB-ja informoi se paraprakisht nga ana e SPB Shkup janë bërë përgatitjet dhe është siguruar qasje në objekt dhe e gjithë kjo kryhet rreptësishtë në prani edhe të banuesve ku dhe bëhet vlerësimi dhe dëmi i objekteve.

"Hapësirat e bodrumit, nga ku sipas informacioneve fillestare ka filluar zjarri, ende po sigurohen për qasje dhe hetim të shkaqeve. Kohëzgjatja e veprimeve mbikëqyrëse në terren do të varet nga koha e nevojshme për mbledhjen e të gjitha provave", thuhet në  kumtesën e MPB-së.

Në shuarjen e zjarrit i cili zgjati më shumë se tetë orë, morën pjesë 20 zjarrfikës me shtatë automjete kundër zjarreve, ndërsa për shkak të tymit të dendur, nga Shërbimi urgjent mjekësor informuan se kanë ofruar ndihmë mjekësore ndaj 10 fëmijëve, 21 të rriturve, një zjarrfikësi si dhe një gruaje shtatzënë.

Foto: arkivi i MIA-s

 

Тагови

Остани поврзан