• сабота, 12 октомври 2024

Filipçe: Le të na udhëheqë fryma fitimtare e 11 Tetorit në të gjitha betejat dhe vendimet që na presin

Filipçe: Le të na udhëheqë fryma fitimtare e 11 Tetorit në të gjitha betejat dhe vendimet që na presin

 Shkup, 11 tetor 2024 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, përmes një vide fjalimi, u ka dërguar mesazh qytetarëve me rastin e 11 Tetorit, Ditës së Kryengritjes Popullore, me të cilën ka bërë paralele mes luftës partizane për liri dhe shtet të tyre në vitin 1941 dhe beteja e sotme para së cilës qëndrojnë qytetarët dhe shteti.

"Sot qytetarët tanë dhe shteti ynë sërish si dhe atëherë nd0dhen  para beteja të reja dhe vendimeve historike. Nëse beteja atëherë ishte për liri dhe të drejtat e njeriut, betejat e sotme janë për një Maqedoni stabile, të integruar dhe prosperuese. Prosperitetin tonë mund ta realizojmë më së miritë integruar me aleatët tanë evropianë si anëtare e plotë dhe e barabartë e Bashkimit Evropian", thotë Filipçe në fjalimin e tij. 

 Fatkeqësisht, konstanton Filipçe, pushteti aktual është qeveria e parë e Maqedonisë që me vetëdije heq dorë nga e ardhmja evropiane e vendit, e cila është përcaktim i shumë gjeneratave. Sipas tij, anëtarësimi në Bashkimin Evropian është qëllim strategjik dhe askush nuk guxon t'ua heq qytetarëve këtë të drejtë.

 Filipçe, gjithashtu,  dërgon mesazh se LSDM mbetet me qytetarët dhe në anën e duhur të historisë, i bindur se vetëm kështu fitorja është e sigurt.

Foto: LSDM 

 

Остани поврзан