• сабота, 12 октомври 2024

Komunikacioni po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata, pa pritje të gjata në vendkalimet kufitare

Komunikacioni po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata, pa pritje të gjata në vendkalimet kufitare

 Shkup, 11 tetor 2024 (MIA) -  Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, kryesisht nëpër rrugë të thata.  Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga LAMM.

 LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 
 
 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан