• недела, 23 јуни 2024

Takim Gashi - Osmani Sadriu në Kuvend

Takim Gashi - Osmani Sadriu në Kuvend

Shkup, 13 qershor 2024 (MIA) - Kryeparlamentari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u takua me presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, e cila qëndroi në Shkup, në kuadër të Samitit të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (PBEJL).

Siç njofton Shërbimi për informim i Kuvendit, Gashi dhe Osmani Sadriu ndanë kënaqësinë që Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Kosova e mbajnë dialog të hapur, shumë pozitiv dhe marrëdhënie bilaterale konstruktive, gjatë secilës u konstatua se çdo herë ka hapësirë për thellim të bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Kryeparlamentari Gashi e riafirmoi përkrahjen për etablim të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, duke konstatuar se eurointegrimi është pikë që i lidh vendet nga rajoni.

Duke i dëshiruar sukses në ushtrimin e funksionit kryeparlamentar i Kuvendit të RMV, Osmani Sadriu e falënderoi Gashin për rolin e tij në forcimin e bashkëpunimit në nivel parlamentar gjatë mandatit të tij paraprak si deputet në Kuvend, i cili e udhëhiqte Grupin Parlamentar për Bashkëpunim me Kosovën.

Vjosa Osmani, në atë kontekst theksoi se për Kosovën është shumë e rëndësishme përkrahje nga vendet e rajonit për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare. Ajo shprehi shpresë për anëtarësim në Këshillin e Evropës në një të ardhme të afërt, derisa për NATO-n theksoi se anëtarësimi i shteteve në këto hapësira është investim në stabilitet më të madh në rajon, që u dëshmua edhe me anëtarësimin e Shqipërisë, kurse më pas edhe të Maqedonisë së Veriut.

Kryeparlamentari Gashi shprehu kënaqësi që Kosova është mes partnerëve më të madhej tregtar të Maqedonisë së Veriut dhe mes tregjeve kryesor eksportues të ekonomisë tonë. Ai theksoi se duhet të kushtohet vëmendje e veçantë në projektet për lidhje më të mirë infrastrukturore, si dhe për avancimin e kapaciteteve të vendkalimeve kufitare, me çka në mënyrë plotësuese do të lehtësohet komunikimi mes dy shteteve.

Bashkëbiseduesit këmbyen mendime edhe për rolin e grave në politikë, gjatë secilës Gashi shprehu kënaqësi që rajoni lirohet nga stereotipet për këtë çështje, për çka shembuj janë edhe Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Kosova të cilat kanë presidente në krye të shteteve.

Gashi dhe Osmani Sadriu u ndalën në Sesionin Plenar të 11 të Asamblesë Parlamentare të (APEJL), që do të mbahet prej 18 deri 20 qershor në Kuvendin e RMV, në të cilën është paralajmëruar prezenca edhe Delegacionit të Kosovës, e udhëhequr nga kryeparlamentari Glauk Konjufca. mb/

Foto: Kuvendi

Остани поврзан