Sulm me dron në Sudan: Gjashtë paqëruajtës të KB-së nga Bangladeshi u vranë në Kadugli
- – Baza logjistike e Kombeve të Bashkuara në Sudan ishte goditur në një sulm me dron, me çka u vranë gjashtë paqeruajtës të Organizatës Botërore, njoftoi sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh.
Nju – Jork, 14 dhjetor 2025 (MIA) – Baza logjistike e Kombeve të Bashkuara në Sudan ishte goditur në një sulm me dron, me çka u vranë gjashtë paqeruajtës të Organizatës Botërore, njoftoi sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh.
Sulmi ishte drejtuar drejt bazës logjistike të KB-së në qytetit Kadugli në rajonin qendror Kordofon.
Gjatë sulmit janë plagosur edhe tetë paqeruajtës, të të a.q. “helmeta të kaltra”. Të gjitha viktimat janë shtetas të Bangladeshit, të cilët shërbenin në Forcat e përkohshme të sigurisë së KB-së për Abjei (UNISFA).
“Sulmet ndaj paqeruajtësve të KB-së mund të përfaqësojnë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare, deklaroi Gutereshi dhe bëri thirrje që të kërkohet përgjegjësi nga kryerësit e këtij “sulmi të pajustifikuar".
Armata sudaneze për sulmin i akuzoi Forcat për mbështetje të shpejtë – grupi paraushtarak i cili më shumë se dy vjet lufton me armatën për kontroll ndaj vendit. fc/
Foto: Arkivi