Sulm i armatosur në Sidnei: Të paktën 12 të vrarë në plazhin Bondi gjatë festimit të festës hebraike Hanuka
- Të paktën 12 njerëz, duke përfshirë edhe një nga sulmuesit, janë vrarë, ndërsa 29 janë lënduar në një sulm të armatosur në plazhin e njohur Bondi në Sidnei, kumtoi policia.
Sidnei, 14 dhjetor 2025 (MIA) - Të paktën 12 njerëz, duke përfshirë edhe një nga sulmuesit, janë vrarë, ndërsa 29 janë lënduar në një sulm të armatosur në plazhin e njohur Bondi në Sidnei, kumtoi policia.
Dy persona të armatosur sot kanë hapur zjarr gjatë tubimit publik me rastin e ditës së parë të festës hebraike Hanuka.
Policia kumtoi se një i dyshuar është qëlluar për vdekje nga policë, ndërsa i dyti u arrestua dhe është në gjendje kritike. Mes të lënduarve ka edhe dy policë.
Kryeministri i Uelsit të Ri Jugor. Kris Mins deklaroi se të shtënat masive kanë pasur për shënjestër komunitetin hebraik në Sidnei në ditën e parë të Hanukas.
Dëshmitarë për medimat australiane deklaruan qindra njerëz janë tubuar në plazhin Bondi për ta shënuar fillimin e festës hebraike. bsh/
Foto: DPA