• недела, 09 март 2025

Shkupi marshon për të drejtat e grave: “Le të hanë trëndafila!”

Shkupi marshon për të drejtat e grave: “Le të hanë trëndafila!”

Shkup, 8 mars 2025 (MIA) - Me thirrjen në një zë "Gra, jetë, liri" para Sallës universale në Shkup filloi Marshi për të Drejtat e grave organizuar nga Platforma për barazi gjinore me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas - 8 Marsi. Këtë vit marshi mbahet nën sloganin “Le të hanë trëndafila!”.

Organizatorët bëjnë thirrje për një marshim të grave dhe bojkot solidar të grave për të shënuar ditën e luftës ekonomike, politike dhe sociale për barazinë e grave. Ata thonë se 8 Marsi nuk është një ditë për gjeste simbolike dhe fraza të vjetruara, por për një luftë feministe për liri, solidaritet dhe autonomi.

Marshi do të përfundojë në parkun “Gruaja luftëtare” me fjalime përmbyllëse për opinionin dhe institucionet.

FOTO: MIA

Тагови

Остани поврзан