Disoska për MIA-n: Të çrrënjosen paragjykimet dhe të inkurajohen gratë të luftojnë për pozitat e tyre
- “Gratë nuk mund të bëjnë biznes” është një nga paragjykimet e shumta me të cilat përballen gratë sot kur vendosin të futen në profesione të ndryshme nga ato të pranueshme si “profesione femërore” si infermiere, rrobaqepëse, mësimdhënëse dhe shitëse. Edhe pse ka progres, femrat megjithatë ende nuk janë të barabarta me meshkujt, ndërsa këtë e dëshmojnë të dhënat se përqindja e femrave në poste drejtuese është më e ulët, ndërsa ndryshe vlerësohet puna e meshkujve dhe femrave për të njëjtin vend pune.

Shkup, 8 mars 2025 (MIA) - “Gratë nuk mund të bëjnë biznes” është një nga paragjykimet e shumta me të cilat përballen gratë sot kur vendosin të futen në profesione të ndryshme nga ato të pranueshme si “profesione femërore” si infermiere, rrobaqepëse, mësimdhënëse dhe shitëse. Edhe pse ka progres, femrat megjithatë ende nuk janë të barabarta me meshkujt, ndërsa këtë e dëshmojnë të dhënat se përqindja e femrave në poste drejtuese është më e ulët, ndërsa ndryshe vlerësohet puna e meshkujve dhe femrave për të njëjtin vend pune.
Me paragjykime të tilla gjatë punës është përballur edhe bashkëbiseduesja jonë, kryetarja e Shoqatës së grave afariste në Maqedoni, Valentina Disoska e cila është pronare dhe menaxhere e një kompanie që punon në sferën e konsulencës dhe zhvillimit të softuerit, multimedias, marketingut, shitjeve onlajn dhe qasjes në financa.
Të zhduken paragjykimet e imponuara dhe të inkurajohen gratë të luftojnë për të gjitha pozitat
Disoska për MIA-n thotë se gratë çdo ditë përballen me shumë paragjykime, por se duhet të inkurajohen dhe të luftojnë për pozitat e tyre.
"Ka shumë paragjykime, çdo ditë. Megjithatë, paragjykimet më të zakonshme janë ato që vijnë nga mentaliteti. Më të zakonshmet janë – “Gratë janë për shtëpinë dhe kuzhinën, për familjen” apo “nuk dinë të bëjmë biznes”. Po, ne duam edhe familje, duam të kemi një jetë të denjë, por paragjykimet e fituara se nuk mund të jemi në poste drejtuese në politikë për shembull është diçka që na është imponuar dhe prandaj besoj se janë pikërisht ato paragjykime që duhet t'i mënjanojmë, duhet të punojmë të to dhe duhet të inkurajojmë gratë që të fillojnë të kërkojnë pozitat e tyre, që në fund të dëshmojmë se ato paragjykime në fakt janë të pakuptimta", ka thënë Disoska.
Edhe më shumë se 30 vite nga mëvetësimi i shtetit, Disoska thotë se nuk ka përparim në këtë sferë, bile siç shton, shënojmë hap mbrapa.
Ka ende dallim në pagat midis burrave dhe grave
Në nivel global, puna e grave është më pak e paguar në të gjithë botën. Në përmasa botërore, dallimi në pagat midis burrave dhe grave është 20 për qind, sipas të dhënave nga Organizata ndërkombëtare e punëdhënësve. Tek ne, siç thekson Disoska, ende ekziston dallim në pagat mes meshkujve dhe femrave, edhe pse bëjnë të njëjtën punë.
“Ajo që kemi si të dhënë në vendin tonë, dallimi është 17,2 për qind në pagat mes meshkujve dhe femrave për të njëjtën pozitë të punës, për të njëjtat realizime dhe për të njëjtën punë”, thotë Disoska.
Ajo thekson se edhe në postet drejtuese numri i femrave është i vogël, ndërsa më të shumtë janë në sektorin financiar.
ESHS: Gratë janë dukshëm më pak aktive në tregun e punës
Në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të ESHS-së, në tremujorin e katërt të vitit 2024, nga numri i përgjithshëm i të punësuarve nga mosha 15 deri në 64 vjeç më të përfaqësuar janë meshkujt (57,2 për qind) në krahasim me femrat (42,7 për qind). Gratë janë më të përfaqësuara si infermiere, rrobaqepëse, kontabiliste, mësuese, ekonomiste, shitëse dhe përfaqësuese ligjore. Në përgjithësi, ata janë më pak të përfaqësuara në pozicione pune si kamerier, polic komunikacioni dhe sektorë të tjerë.
Të dhënat e publikuara në publikimin “Gratë dhe burrat” të Entit Shtetëror për Statistikë (ESHS) të publikuar në vitin 2023, tregojnë se gratë janë pothuajse katër herë më pak të përfaqësuara se burrat në pozitat drejtuese të kompanive në vend.
Fatime Fazliji
Video: Asllan Vishko
Foto: Frosina Naskoviq