• недела, 09 март 2025

Mickoski për parkingun e Klinikës: Nuk ka vendim të qeverisë, marrëveshje nuk është nënshkruar, nëse opinioni thotë se nuk duam, nuk do ta nënshkruajmë

Mickoski për parkingun e Klinikës: Nuk ka vendim të qeverisë, marrëveshje nuk është nënshkruar, nëse opinioni thotë se nuk duam, nuk do ta nënshkruajmë

Shkup, 8 mars 2025 (MIA) - Nuk ka vendim të qeverisë, as nuk është nënshkruar ndonjë marrëveshje, nëse opinioni thotë se nuk duam, nuk do ta nënshkruajmë, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski gjatë vizitës në Sveti Nikollë lidhur me paralajmërimet se një kompani shqiptare do të menaxhojë parkingun në Qendrën klinike në Shkup.

"Unë do të isha i kujdesshëm me konkluzat dhe nuk do të pajtohesha me ju. Unë e kuptoj që politika redaktuese e disa mediave është të merret me të pavërteta dhe trillime, të bëjë akuza të pabaza dhe tani ne si politikanë duhet të jemi në defanzivë dhe të mbrohemi. Fakti numër një: vendim sillet në bazë të një studimi të fizibilitetit. Së dyti, është publikuar shpallje, është përgjigjur vetëm një kompani edhe pse kriteret janë mjaft të gjera. Së treti: asgjë nuk është nënshkruar, asgjë nuk është përfunduar. Ne dëgjojmë publikun. Publiku është i pakënaqur. Nga e gjitha kjo që thashë më herët, gjithçka është sipas ligjit, kjo nuk do të thotë se do të nënshkruajmë marrëveshje. Nuk ka vendim të qeverisë, marrëveshje nuk është nënshkruar, nëse opinioni thotë se nuk duam, nuk do ta nënshkruajmë", ka thënë Mickoski.

Kryeministri iu referua studimit të fizibilitetit të përpiluar nga qeveria e kaluar, sipas të cilit parkingu në Qendrën klinike "Nënë Tereza" duhet të menaxhohet nga një operator privat. Ai i bëri thirrje Parkingut të Qytetit të Shkupit të mbajnë rend, sepse Qendra klinike nuk funksionon, siç tha ai, në kushte normale.

"Ne si qeveri donim që turmat dhe kushtet që paraqiten atje të ketë një zgjidhje. Aty menaxhon Parkingu i Qytetit - Shkupi, ja ata le të mbajnë rend, nuk kemi asgjë kundër, vetëm le të zgjidhet turma dhe ata nga Sveti Nikolla që do të vijnë të kenë kushte të mira për të funksionuar dhe normalisht të funksionojë Qendra klinike. Këtë vet e thotë studimi i fizibilitetit nga qeveria e kaluar", ka thënë Mickoski.

Mediat raportuan se operatori privat nga Shqipëria, "Gjoka konstrakshën", është e vetmja kompani që iu përgjigj thirrjes për partneritet publik-privat. Nëse e fiton kontratën do të detyrohet të investojë në garazhe shumëkatëshe, por do të mund të paguajë parking me çmim prej 50 në vend të 30 denarëve për orë, ndërsa në këmbim shtetit do të duhet t'i transferojë vetëm 1 për qind nga të hyrat vjetore.

Остани поврзан