• недела, 09 март 2025

Mickoski: Nuk do të befasohesha nëse rritja në tremujorin e parë të këtij viti është mes 4 dhe 4,5 për qind

Mickoski: Nuk do të befasohesha nëse rritja në tremujorin e parë të këtij viti është mes 4 dhe 4,5 për qind

Shkup, 8 mars 2025 (MIA) - Treguesit e parë në tremujorin e parë të këtij viti dëshmojnë për një konsolidim dhe nuk do të befasohesha nëse rritja do të jetë midis 4 dhe 4,5 për qind, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski.

"Treguesit që paraqiten në gjysmën e parë të mandatit të Qeverisë tregojnë se kemi arritur në gjendjen “0”, kemi 1,25 miliardë euro investime të huaja për vitin e kaluar, nga të cilat 400 milionë euro për tremujorin e katërt me çka përsëri jemi vendi më i mirë në rajon për kokë banori dhe në tre vendet e para në Evropë, ndërsa rritja e BPV-së për vitin 2024 është 2,8 për qind, ndonëse dikush parashihte se nuk do të jetë as 1 për qind, ka thënë Mickoski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Sveti Nikollë.

Strategjia jonë pas ardhjes në pushtet, shtoi ai, u nda në tre hapa, i pari ishte parandalimi i rënies së lirë, sepse sistemi dhe institucionet ishin në zhbërje, llogaria e qeverisë ishte minus 200 milionë euro, gjë që ia dolëm.

"Faza e dytë është që nga ajo pikë të arrijmë ngadalë në gjendjen "0" dhe praktikisht jemi në fund të këtij hapi të dytë. Treguesit që përmend Enti Shtetëror i Statistikës e thonë pikërisht këtë se më në fund kemi arritur në gjendjen "0", megjithëse disa parashikuan se konsolidimi do të zgjasë ndoshta një apo 1,5 vjet", tha Mickoski.

Foto: arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан