Marsh i LSDM-së për 8 marsin në Strumicë, Filipçe porositi se lufta vazhdon derisa barazia të bëhet realitet
- Pa gra të forta nuk kemi të ardhme të fuqishme, ato janë forca lëvizëse e shoqërisë sonë, porositi sot kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe në marshin e sotëm në Strumicë me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas - 8 Marsi. Marshi organizohet nga Forumi i grave të LSDM-së, ndërsa slogani i sivjetshëm është “Të qëndrojmë së bashku për barazi, drejtësi dhe paqe”.

Strumicë, 8 mars 2025 (MIA) - Pa gra të forta nuk kemi të ardhme të fuqishme, ato janë forca lëvizëse e shoqërisë sonë, porositi sot kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe në marshin e sotëm në Strumicë me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas - 8 Marsi. Marshi organizohet nga Forumi i grave të LSDM-së, ndërsa slogani i sivjetshëm është “Të qëndrojmë së bashku për barazi, drejtësi dhe paqe”.
"Për dhjetë vjet kemi marshuar të barabartë krah njëri tjetrit. Në ditën e sotme ndërkombëtare të gruas, gjëja më e rëndësishme është të themi me zë të lartë se si veprojmë për 365 ditët e tjera të vitit. LSDM angazhohet për barazi, drejtësi, paqe. LSDM angazhohet për një shoqëri në të cilën të gjithë kanë mundësi të barabarta. Nga këtu, nga Strumica, them se pa gra të forta nuk kemi të ardhme të fuqishme, ju jeni forca lëvizëse e shoqërisë. Dhe shtylla e socialdemokracisë është progresi dhe e ardhmja. Socialdemokratët gjithmonë shohin përpara. Shtyllat e Socialdemokracisë janë edhe barazia edhe drejtësia. Sot marshojmë për këto shtylla. Marshojmë për t'i thënë JO pabarazisë, JO diskriminimit, JO dhunës”, ka thënë Filipçe.
Në fjalën e tij, Filipçe theksoi se LSDM mbetet e përkushtuar në luftën për të drejta të barabarta, drejtësi dhe paqe dhe për fuqizimin e gruas në të gjitha pozitat në shoqëri. "Jemi të vetëdijshëm se kjo nuk mjafton dhe vazhdojmë luftën. Ne kemi nevojë për një shoqëri në të cilën gratë fuqizohen në të gjitha pozitat, pa dyer të mbyllura. Ne kemi nevojë për një shoqëri në të cilën solidariteti do të jetë asociacioni jonë i parë për gratë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë derisa këto angazhime të bëhen realitet. LSDM mbetet e përkushtuar në luftën për të drejta të barabarta, drejtësi dhe paqe. Gëzuar 8 Marsin – Ditën ndërkombëtare të gruas", porositi Filipçe.
Kryetarja e Forumit të grave të LSDM-së, Daniela Koleva, theksoi se gratë janë forca lëvizëse dhe se sot po vendosin qëllime të reja dhe po bëjnë një hap përpara.
"Kjo është dita kur festojmë guximin, përpjekjen dhe këmbënguljen tonë dhe arritjet tona. Por kjo është një ditë kur ne vendosim qëllime të reja dhe bëjmë një hap përpara", ka thënë Koleva.
Foto: LSDM