• петок, 05 јули 2024

Shfrytëzuesit e Dibrës, disa fshatrave dhe vendkalimi kufitar "Bllato" nesër nuk do të kenë energji elektrike

Shfrytëzuesit e Dibrës, disa fshatrave dhe vendkalimi kufitar

Dibër, 4 korrik 2024 (MIA) - Shfrytëzuesit nga Dibra, fshati Sellokuq, Spas, Banishtë dhe Krifca, si dhe pika kufitare "Bllato", nesër (5 korrik) nga ora 9:40 deri në orën 15:00 do të jenë pa energji elektrike, informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me krizat - Dibër.

Prej aty shtojnë se ndërprerja e furnizimit me energji elektrike, sipas EVN-së, është për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. rq/bsh/

Foto: MIA

Остани поврзан