Salepi është pije e nxehtë aromatike dhe e trashë që shijohet veçanërisht në ditët e ftohta. I përgatitur me qumësht ose ujë, me aromë kanelle dhe teksturë delikate kremoze, kjo pije sjell ndjesi ngrohtësie.
Përbërësit:
500 ml qumësht bajamesh ose i zakonshëm
1 lugë pluhur salep
1–2 lugë sheqer ose mjaltë sipas dëshirës
1 lugë e vogel kanellë e bluar
Shënim: Salepi mund të përgatitet edhe me ujë.
Përgatitja:
Në një enë të vogël, vendosni qumështin e ftohtë, sheqerin dhe salepin në formë pluhuri. Ngroheni në zjarr mesatar, duke e përzier vazhdimisht. Kur të fillojë të ziejë ngadalë dhe të ziejë 2-3 herë, përzierja do të fillojë të trashet. Hiqeni nga zjarri dhe derdhni salepin në dy gota. Spërkateni me kanellë të bluar sipër, nëse dëshironi. Shërbejeni menjëherë, derisa është ende i ngrohtë, dhe shijoni këtë pije aromatike.
Foto: Freepik