Një spanjolle u pushua nga puna sepse shkonte shumë herët në punë
- Një grua nga qyteti spanjoll Alikante u pushua nga puna për shkak që shkonte në punë më herët. Në shpjegimin për pushimin nga puna është theksuar se ajo nuk i kishte ndjekur rregullat e kompanisë.
Alikante, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Një grua nga qyteti spanjoll Alikante u pushua nga puna për shkak që shkonte në punë më herët. Në shpjegimin për pushimin nga puna është theksuar se ajo nuk i kishte ndjekur rregullat e kompanisë.
Punëdhënësi pretendon se shkuarja më herët në punë është shkelje serioze e rregullave të kompanisë, shkelje e disiplinës në punë dhe mosrespektim i udhëzimeve të eprorëve.
Punonjësja disa herë u paralajmërua se shkuarja e saj në punë 40 minuta para orarit të punës ishte e pakuptimtë, por ajo vazhdoi, gjë për të cilën u pushua nga puna.
Ajo në gjykatë e kundërshtoi shkarkimin. Gjykata e mbrojti punëdhënësin, duke theksuar se punonjësja kishte "shkelur rëndë detyrimet e saj të punës". rq/
Foto: Fejsbuk