• петок, 05 декември 2025
Çaj që forcon imunitetin

Bimë të përzgjedhura për mbështetje natyrale të imunitetit.

Përbërësit:

(për 2 persona)

një majë mente të tharë

një majë sherbelë të tharë

një majë hithër të tharë

një majë livando të tharë

një majë pluhur kanelle

4 kokëra dëllinje të thara

6 kaça të thata

rreth 4 dl ujë

1 limon

1 portokall

Përgatitja:

Shtypni kokrat e dëllinjës dhe kaçet në një enë. Shtoni përbërësit e thatë. Lani mirë limonin dhe portokallin, qëroni lëkurën dhe pritini në shirita ose thjesht grijeni. Vendosni të gjithë përbërësit në ujë të nxehtë (përveç lëvores së limonit dhe portokallit) dhe lërini të mbuluar për 3-4 minuta. Kulloni çajin në një enë ose direkt në filxhan pastaj shtoni lëvoret e limonit dhe portokallit dhe ëmbëlsojeni sipas shijes. Kjo është përafërsisht sasia për dy persona. Për më shumë persona, thjesht dyfishoni/trefishoni dozën.

 

Foto: Freepik

Тагови

Остани поврзан