Rusia po kryen "bombardime masive" ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës
- Forcat e armatosura ruse sot po kryejnë sulme masive ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, kumtoi ministri i Energjetikës së Ukrainës, German Galushçenko.

Kiev, 7 mars 2025 (MIA) - Forcat e armatosura ruse sot po kryejnë sulme masive ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, kumtoi ministri i Energjetikës së Ukrainës, German Galushçenko.
"Infrastruktura e shpërndarjes së energjisë dhe përçimit të gazit në disa zona të Ukrainës është sërish e ekspozuar në bombardime masive me dronë dhe sulme me raketa", shkroi Galushçenko në "Fejsbuk". rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s